Auto

Rimac Nevera “shkatërron” Teslan me shpejtësinë e mbushjes së baterisë

Kompania kroate Rimac është një hit absolut në botën e veturave dhe të teknologjisë së tyre.

Modeli më i ri veturës elektrike, Nevera, që në kroatisht do të thotë mosbesim, po thyen në vazhdimësi rekorde.

Modeli Nevera jep 2000 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arri për më pak se 2 sekonda, dhe distanca e përshkimit me një mbushje të baterisë është 547 kilometra, falë baterisë 120 kWh (LiNiMnCoO2, me 6,969 qeliza).

Tani vizionari kroat dhe themeluesi i kompanisë, Mate Rimac, ka shtuar Neveran në karikuesin IONITY dhe ka publikuar rezultate të pabesueshme.

Bota u impresionua nga karikimi i modeleve të Teslas, Porsches e Hyundait, por Nevera i ka kaluar të gjitha këto modele, duke arritur fuqi karikimi prej 333 kW.

Pronari Mate Rimac pretendon se fuqia e karikimit mund të rritet deri në 500 kW. /klix