Auto

Ngasja e një veture elektrike më “shtrenjtë” se ajo me naftë

Deri pak muaj më parë, një nga motivet e blerjes së veturave elektrike ishte tre deri në katër herë më lirë krahasuar me çmimet me naftë dhe benzinë.

Megjithatë, kërcimi drastik i çmimit të energjisë elektrike ka bërë që përdorimi i “naftës” sot të jetë më i lirë për një të tretën në krahasim me konkurrencën më moderne.

Kështu, blerësi i veturës elektrike u gjend në një situatë ku automjeti i ri paguan dy herë më shumë se çmimi i një veture me naftë.

Kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje strategjinë e zëvendësimit të automjeteve klasike me ato më moderne për të ruajtur mjedisin.

Nëse do të krahasoheshin me ato me benzinë, rezultati i krahasimit do të ishte edhe më i pafavorshëm për veturat elektrike.