Auto

BMW i thotë lamtumirë motorëve V12

BMW-ja shpalli fundin e motorit të fuqishëm V12 edhe më herët, pas 35 vitesh të suksesshme. Fundi i një epoke do të shënohet nga një seri e veçantë e kufizuar e modeleve BMW M760i xDrive të shënuara "Final V12".

Në kuadër të kësaj do të prodhohen vetëm 12 kopje të Serisë 7 dhe të gjitha veturat janë të rezervuara për tregun amerikan.

Bazuar në modelin standard BMW M760i xDrive, versioni "Final V12" do të ketë shenja unike në pjesën e jashtme dhe të brendshme, pastaj rrota ekskluzive dhe një gamë të gjerë opsionesh për personalizimin e automjetit sipas dëshirave të klientit.

Të gjitha veturat do të numërohen nga 1 deri në 12 dhe prodhimi do të nisë në qershor të vitit 2022, ndërsa veturat do të mbërrijnë në duart e pronarit në korrik.

Çmimi fillon nga 200 mijë dollarë.

Image