Vetura e tipit ”Cadillac” dikur në pronësi të Elvis Presley ka dalë në ankand, deklaroi kompania ”British Car & Classic”.
Makina u ble nga vetë Presley më 26 shtator tw vitit 1974, për shumën prej 12,512 dollarësh.
E pajisur me një sërë opsionesh, të denja për mbretin e rock’n’roll-it, makina është një nga shumë ”Cadillac”-ët të blerë nga Elvis, një fans i madh i markës amerikane, gjatë gjithë jetës së tij.
Makina është e pajisur me një motor V8 8200cc, dhe për këtë model me një ngjyrë karrocerie të verdhë ari.
Në vitin 1976 Elvis ia dha Cadillacun e tipit ”Fleetwood Brougham” mjekut të tij personal, Nichopoulos, i cili e përdori atë për 10 vite.
Për të shoqëruar ankandin, sigurisht që janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e famshme fillestare, të kompletuara me firmën e Elvis Presley-t, si dhe ndryshimet e mëvonshme të pronësisë.
Edhe pse e mbajtur në gjendje të shkëlqyer, si në karroceri, ashtu edhe në brendësi, makina ka nevojë për një rregullim të mirë për shkak të periudhës së gjatë të ndalimit.
Odometri shënon vetëm 2,776 kilometra dhe motori i fuqishëm është pothuajse plotësisht origjinal, me përjashtim të baterisë.