Auto

Toyota është vetura më e kërkuar në internet në vitin 2021

Toyota ishte vetura më e kërkuar në 47 nga 154 vendet e analizuara, me 31 për qind, krahasuar me 34.8 për qind në vitin 2020. Në vendin e dytë është BMW-ja, dhe në vendin e tretë është Mercedes-Benz, raporton Comparethemarket.com.

Audi, Kia, Hyundai, Tesla, Renault, Ford dhe Honda janë në listën e 10 markave më të kërkuara sipas Google Search. Toyota ishte më e kërkuara si në 2020 ashtu edhe më 2018, dhe në vitin 2019 lider në internet ishte BMW. Rënia e lehtë e markës Toyota, nga 34.8 në 31 për qind, është për shkak të rritjes së interesit për markat Audi dhe Hyundai.

Toyota ishte marka më e kërkuar në 47 vende, BMW në 29 dhe Mercedes-Benz në 23. Këto tre marka kanë qenë në krye në katër vitet e fundit, dhe ndryshimi i vetëm ishte në vitin 2019, kur BMW ishte lider. Toyota, BMW dhe Mercedes-Benz vazhduan të dominojnë kërkimet e Google në mbarë botën në vitin 2021 dhe ruajtën tre pozitat e para për të dytin vit radhazi. Ndërsa Mercedes mbetet në vendin e tretë, ka marrë disa përqindje nga Toyota dhe BMW. Kjo reduktoi ndjeshëm hendekun.

Rritjen e interesit për automjetet elektrike e tregon Tesla, e cila në vitin 2021 ishte marka më e kërkuar e internetit në Hong Kong, Izrael, Macau, Singapor dhe Kinë. Tesla është marka e dytë ose e tretë më e kërkuar në Austri, Bahamas, Botsvana, Kongo, Kroaci, Finlandë, Guinea, Islandë, Kuvajti, Madagaskari, Maltë, Norvegji, Palestinë, Ruandë, Afrikë të Jugut, Koreja e Jugut, Siri, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen.

Audi ka dyfishuar numrin e vendeve në të cilat u shfaq si kërkimi i parë, duke u ngjitur nga vendi i gjashtë në të katërtin. Suzuki, i cili nuk është renditur si një nga kërkimet më të mira globalisht që nga viti 2018, është rishfaqur si një kërkim kryesor në disa vende, ndërsa Rolls-Royce dhe Mazda ishin në krye në një vend për herë të parë që nga viti 2018.

Ford, Volvo, Nissan dhe Peugeot po humbasin mbështetjen në internet - renditja e secilës markë ka rënë me të paktën tre vende. Është interesante se Volkswagen, Mitsubishi dhe Alfa Romeo u larguan nga gara dhe nuk erdhën në listën e markave më të kërkuara të automjeteve në asnjë vend që nga 2011.

Lista e plotë për vitin 2021 (numri i vendeve në të cilat një markë e caktuar kryesonte):

1. Toyota - 47

2. BMW - 29

3. Mercedes-Benz - 23

4. Audi - 11

5. Kia - 7

6. Hyundai - 6

7. Tesla - 5

8. Renault – 4

9. Ford - 4

10. Honda - 3

11. Suzuki - 2

12. Fiat - 2

13. Chevrolet - 2

14. Volvo - 2

15. Nissan - 2

16. Lexus - 2

17. Peugeot - 1

18. Rolls-Royce - 1

19. Mazda - 1