Auto

Jahti fluturues po bëhet gati në Itali

 

Një kompani italiane ka zbuluar modelin e saj të fundit për një superjaht luksoz, i cili është i projektuar për të lundruar dhe për të fluturuar njëkohësisht.

I quajtur Jahti Ajror, mjeti ekstravagant është zbuluar përmes disa imazheve që tregojnë konceptin e kompanisë romane “Lazzarini Design Studio”. E gjithë struktura e jahtit do të jetë e përbërë nga fibra karboni. Mjeti do të punojë në sajë të tetë motorëve elektrikë, të furnizuar edhe me energji diellore, ndërsa do të ketë edhe dy balona gjigante të mbushura me helium, që do ta lejojnë të fluturojë dhe të pluskojë mbi ujë. Jahti mendohet të arrijë shpejtësi prej 60 nyjesh detare, ose 111 km/h.