Pas gati 15 vitesh, Toyota Tundra po hyn zyrtarisht në një gjeneratë të re pasi kamionët e vitit 2022 kanë filluar të prodhohen në fabrikën e Toyota-s në San Antonio, Teksas.
Tundra e re është përmirësuar ndjeshëm për gjeneratën e saj të tretë për të konkurruar me kamionët vendas si Chevy, Ford dhe Ram. Një konfigurim i ri i pezullimit të pasmë me spirale përmirëson lëvizjen e tij. Brendësia e tij më moderne ka një ekran të disponueshëm me prekje 14,0 inç dhe ka një ofertë të re të fuqisë hibride iForce MAX.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, kamionët e vetëm që prodhohen aktualisht janë të pajisur me motorin standard V-6 3.4-litërsh me dy mbushje turbo, pasi kamionët me motorin hibrid, duke përfshirë modelin e vetëm hibrid TRD Pro, do të mbërrijnë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Çmimi fillon nga 37,645 dollarë për modelin bazë SR, derisa edhe modelet SR5, Limited, Platinum dhe 1794 janë gjithashtu në dispozicion tani.