Genesis po e rrit vazhdimisht praninë e vet në Mbretërinë e Bashkuar që nga lansimi në fillim të këtij viti.
Firma ka qitur në shitje një makinë të re të quajtur G70 Shooting Brake, e cila është në shitje me një çmim prej 35.250 mijë funte, si konkurrent i Audi A4 Avant dhe BMW 3 Series Touring, raporton AutoExpress.
Genesis ende nuk ka përmbledhur detajet standarde të modelit të ri, ndonëse ka treguar çmimet.
Varianti do të startojë nga 35.250 mijë funte, ndërsa linja sportive e këtij modeli do të jetë mbi 41 mijë funte.