Auto

Subaru e Japonisë zbulon veturën e parë tërësisht elektrike, të zhvilluar me Toyotan

 

Subaru e Japonisë të enjten zbuloi veturën e saj të parë tërësisht elektrike, Solterra, rezultat i një projekti të përbashkët zhvillimi dyvjeçar me aksionerin e saj më të madh, Toyota.

Lansimi i veturës të shërbimeve sportive (SUV) vjen mes kërkesës së përshpejtuar për automjete elektrike, ndërsa kombet në mbarë botën shtrëngojnë rregulloret mjedisore për të ulur emetimet e karbonit. Toyota muajin e kaluar njoftoi versionin e saj të një automjeti elektrik me bateri (BEV), bZ4X.