Auto

Musk shet aksione të Teslas për 5 miliardë dollarë pas anketës në Twitter

Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione të prodhuesit të veturave elektrike Tesla, raporton BBC.

Vendimi ka ardhur vetëm një ditë pasi ai kishte pyetur 63 milionë përcjellësit e tij në Twitter nëse duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të tij në Tesla.

Musk është shef ekzekutiv te Tesla.

Aksionet e kompanisë kanë rënë për rreth 16 për qind brenda dy ditëve, pasi adhuruesit e Muskut në Twitter kanë qenë pro shitjes së aksioneve.

Por të mërkurën ka nisur të rikthehet.

Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i veturave në botë.

Në total Musk ka shitur aksione të Teslas në vlerë 5.1 miliardë dollarë.