Një veturë e veçantë amerikane, e prodhuar para Luftës së Dytë Botërore ka dalë në ankand. Bëhet fjalë për veturën Auburn Speedster 851, e projektuar nga Gordon Buehrig.
Është nxjerr në ankand nga shtëpia Sotheby’s dhe pritet të arrijë vlerën deri në 900 mijë dollarë.
U prodhua në vitin 1934 si pasardhëse e Speedster 125.

Speedster 851 i mbingarkuar tejkaloi 160 km/orë. Auburn Speedster 851, në mes të një katastrofe financiare që ishte në SHBA në atë kohë, arriti të shitet për rreth 150 njësi.
Kompania funksionoi për 4 vjet, deri në vitin 1937 kur falimentoi.

Linjat e trupit të tij dhe veçanërisht pjesa e pasme, nënkuptonin aftësinë për të arritur shpejtësi të madhe. Ishte një perlë e vërtetë mbi rrota për kohën. /abcnews

-
Një Corvette klasik pritet të shitet në ankand për afro 3 milionë euro
-
Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh
-
A është ky Volkswageni më i shtrenjtë në histori?
-
10 veturat më të shtrenjta të shitura nëpër ankande
-
BMW-ja 850i që nuk u shit as për 227 mijë dollarë