Auto

Tesla do të ndërtojë fabrikë në Rusi

Kremlini zyrtar ka dhënë leje për ndërtimin e fabrikës në Rusi ku do të prodhohen veturat elektrike Tesla. Kompania amerikane do të jetë e vendosur në qytetin e Korolyov.

Siç njoftoi gazeta "Argumentet e Javës", më parë kreu i Moskës, Andrej Vorobjov, bëri një propozim për një fabrikë të tillë në këtë zonë. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Federatës Ruse dhe Dhoma e Tregtisë e Industrisë.

Fabrika e parë Tesla jashtë SHBA-së nisi funksionimin në janar të vitit të kaluar, në Shanghai. Një tjetër po ndërtohet në Holandë, ku kompania po grumbullon pjesë më të mëdha të Tesla Model S.

Kompania e Elon Muskut po ndërton gjithashtu fabrikë pranë kryeqytetit gjerman, Berlin, në Greenheide.

Vitin e kaluar, Tesla shiti 499.000 vetura elektrike, kurse në tremujorin e parë të këtij viti pothuajse 185.000.

Nëse fabrika në Gjermani fillon të funksionojë së shpejti, pritet që kompania të shesë një milion vetura elektrike deri në dhjetor të këtij viti.

Në pesë vitet e fundit, prodhimi dhe shitjet e veturave Tesla janë rritur me 650%, dhe perspektivat e kërkesat janë ende të mëdha. Për shembull, në Bashkimin Evropian është planifikuar që deri më 2036 të lejohen vetëm veturat elektrike. Çmimi mesatar i veturave të Teslas është 62.300 dollarë amerikanë.

E gjithë kjo bëri që Musk dhe aksionarët tjerë të kompanisë të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të prodhimit jashtë SHBA-së. Në maj të këtij viti, përmes një video-lidhjeje në forumin "Njohuri të reja", Musk deklaroi se ka shumë mundësi që Tesla të shfaqet shpejt në tregun rus. Si përgjigje, udhëheqësit e Moskës i ofruan sipërmarrësit amerikan lehtësime për ndërtimin e fabrikës.

Sipas një burimi në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë ruse, qyteti Korolyov është optimal për ndërtimin e fabrikës Tesla, pasi ka shumë ekspertë të kualifikuar që nga kohërat sovjetike. Për më tepër, qyteti i Korolyov është një vend ideal për qasje në rrugë të rëndësishme dhe ka afërsi me qytetet e mëdha. \autoblog