Auto

Mungesa e çipave godet edhe prodhuesin më të madh të veturave

 

Kompania e prodhimit të veturave dhe motorëve, Toyota, uli objektivin e saj vjetor të prodhimit me 300 mijë vetura më pak pasi rritja e infeksioneve me COVID-19 ngadalësoi prodhimin në fabrikat e pjesëve në Vietnam dhe Malajzi, duke shtuar një mungesë globale të çipave të veturave.

"Është një kombinim i koronavirusit dhe çipave, por për momentin është koronavirusi që ka ndikimin dërrmues", deklaroi Kazunari Kumakura, një ekzekutiv në prodhuesin më të madh të veturave në botë, pasi kompania rishikoi objektivin e saj të prodhimit.