Auto

Veturat fluturuese do të jenë realitet më 2030, thotë shefi i Hyundait

Veturat fluturuese do të jenë realitet nëpër qytetet e gjithë botës deri në fund të kësaj dekade, sipas një nga kompanive më të mëdha. Madje, sipas shefit të Hyundait në Evropë, kjo do të ndihmojë në heqjen e kolonave dhe do të ulë emetimin e dyoksidit nga veturat.

Michael Cole ka thënë se kompania e tij ka bërë investime të konsiderueshme në mobilitetin e ngasjes në ajër duke shtuar se “ne besojmë që kjo do të jetë pjesë e së ardhmes”.

“Megjithatë, ka ende kohë para se t’ia dalim. Mendojmë se kah fundi i dekadës sigurisht, mobiliteti ajror do të ofrojë mundësi të mëdha për të hequr tollovitë në qytete e për të ndihmuar me emetime”, ka thënë ai.

Në një konferencë me një shoqëri tregtare e prodhuesish, Cole ka thënë se “kjo është vetëm pjesë e zgjidhjes inovative e të mençur për të ardhmen”.