Auto

Audi konfirmon: S’ka modele me djegie të brendshme nga 2033-a

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Audi ka konfirmuar se që nga viti 2026 do të nisë elektrifikimin e çdo modeli të saj.

Prodhimi i veturave me djegie të brendshme do të marrë fund më 2033, me një përjashtim. Gjiganti gjerman i veturave pret që modeli ICEs të vazhdojë përtej atij viti në Kinë.

Sa i përket planeve afatgjata, Audi pret që të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.

Raportimet se Audi po planifikon fundin e veturave me djegie të brendshme nisën javë më parë. Mediat në Gjermani kanë shkruar se të gjitha modelet e reja Audi do të vijnë nga viti 2026 me versionet elektrike.