Auto

Zbulohen detaje të Manhart Defender DP500

Kompania Manhart ka nxjerr detaje të reja për modifikimin e modelit të ri Land Rover Defender.

Manhart është kompani e njohur si “tuning”, që merret ekskluzivisht me modifikim të veturave.

Modeli imodifikuar do të njihet si Manhart Defender DP500 dhe motori 6-cilindërsh do të ketë 512 kuaj fuqi. Manhart në një njoftim të shkurtër nuk ka dhënë detaje për shpejtësinë maksimale dhe të ngjashme.

Veturës i janë shtuar sistemi i shkarkimit të gazit nga çeliku inox, frena më të forta, shiritat dekorativ dhe shenja e kompanisë Manhart.

Gjithashtu brendësia mund të modifikohet sipas kërkesës së blerësve, duke përfshirë edhe montimin e ulëseve të njohura Recaro. \autoblog

{gallery}