Auto

Nesër gara automobilistike në Prizren

Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 

Nesër do të mbahet gara e parë në disiplinën e auto sllallomit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, garë kjo që organizohet nga “SHAM AK Prizreni” në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK).

Kjo garë do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, më saktësisht te transiti i ri, ku do të ketë pjesëmarrës të dy konkurrencave, asaj të femrave dhe të meshkujve, përcjell KosovaPress.