Auto

Kia më 2022 plason modelin “Stinger Scorpion Special Edition”

Modeli i Kia-s Stinger, për vitin 2022 do të ketë një seri të veçantë të prodhimit që do të emërtohet “Scorpion Special Edition”.

Kompania jug-koreane ka bërë të ditur se do të ofrojë vetëm 250 njësi në muaj të këtij modeli me çmim 52.585 dollarë për versionet me të rrotë të pasme aktive, derisa me çmim 54.785 për versionet me të katër rrotat aktive.

Stinger Scorpion Special Edition ka disa detaje ngjyrë të zezë në eksterier, derisa brendësia do të jetë plotë luks, me lëkurë Napa.

Veturat do të ofrohen me ngjyrat “Snoë White Pearl”, “Aurora Black” dhe “Ceramic Silver”.

Motori do të jetë 2.5 litërsh – turbo me 300 kuaj fuqi, derisa shpejtësia nga 0 deri në 100 km\h do të arrihet për 5.2 sekonda. \ autoblog

{gallery}