Auto

VW ID4 bëhet SUV-i më i shitur në Evropë

 

ID4 i prodhuar nga Volkswagen u bë SUV-ja e parë që kryeson listat evropiane të shitjeve të veturave elektrike me bateri, sipas shifrave nga JATO Dynamics.

ID4 kryesoi renditjen në prill me 7.335 shitje, përpara VW ID3 në vendin e dytë me 5.735 shitje, sipas të dhënave të JATO. Renault Zoe ishte në vendin e tretë me shitje prej 4.015.