Auto

Alfa Romeo rikthen modelin unik për gara me dizajn modern pas 55 vjetësh

Descriptive Text

Së fundmi, inxhinierët e prodhuesit të njohur italian të veturave, Alfa Romeo, kanë krijuar një riinterpretim modern të modelit për gara të vitit 1960, Fiat Abarth 1000 SP.

Abarth 1000 SP (Sport Prototip) është një model i veçantë për gara i cili ka debutuar para 55 vjetësh dhe ka fituar garën 500-kilometërshe të Nurburgringut.

Fillimisht ishte dizajnuar që të garojë në pistat e rrafshëta e kodrinore, por pastaj shënoi sukses gjithashtu edhe në disiplina të ndryshme të garave të automobilizmit.

Ky koncept me stil të vjetër tani vjen në formën e një veture sportive me madhësi të mesme dhe është më i madh se origjinali, shkruan autocar, transmeton KOHA. Pesha e lehtë dhe efikasiteti i aerodinamikës janë kryesoret te ky model.

{gallery}

Gjithashtu, koncepti Abarth 1000 SP vjen me shasinë e ndërtuar nga fibra të karbonit dhe alumini, amortizatorët “MacPherson” te rrotat e pasme, si dhe me motor 1.7-litërsh me katër cilindra e kapacitet prej 240 kuajfuqi të Alfa Romeo 4C.

Nuk dihet nëse Abarth 1000 SP do të shihet së shpejti në ndonjë pistë të garave, por Alfa Romeo thotë se mund të shfaqet në disa ngjarje të veturave në vjeshtë.