Auto

BE-ja planifikon të heqë dorë tash për tash nga norma rigoroze Euro 7

BE-ja planifikon të heqë dorë tash për tash nga norma rigoroze Euro 7
 

Paralajmërimet e Komisionit Evropian kanë shqetësuar shumë prodhues të veturave, sidomos ata gjermanë, të cilët kanë në treg vetura të mëdha SUV me motor dizel dhe benzinë. Fjala është për standardet e emetimit të gazrave Euro 7, që është paraparë të futet në fuqi më 2025.

Me kufizimet e paralajmëruara të emetimit të lejuar të gazrave nga 30 deri në 10 mg për kilometër të oksidit të azotit, kjo do të ishte thjeshtë një fund për motorët me nxehje të brendshme, pasi kufiri i lejuar është tejet rigoroz, gati i pakapshëm për prodhuesit. Në fakt, vetë marzha e gabimit të emetimit të gazrave tash për tash shkon deri në 30 mg për kilometër të oksidit të azotit. Sipas kësaj ne treg do të mbesnin vetëm veturat elektrike.