Auto

Shitjet e veturave në Spanjë rriten për 128% në muajin mars

Prodhuesit e veturave në Spanjë kanë parë një ngritje të jashtëzakonshme të shitjeve në muajin mars, megjithatë pasojat e shkaktuara nga koronavirusi ende nuk janë riparuar. 

Peugeot ishte marka më e shitur në mars në Spanjë, modeli 208 ishte më i popullarizuar në përgjithësi, me një rritje prej 619 për qind të shitjeve. Stellantis ka gjashtë markat e saj midis 10 më të mirëve; Fiat 500 është në vendin e katërt me 2.221 njësi të shitura.

Regjistrimet e markave Fiat shënuan rritje prej 202 për qind, me Alfa Romeo një rritje me 49 për qind. Shitjet e Jeepit u rritën me 229 për qind.

Brenda VW Group, rritja e shitjeve të Skoda ishte prej 644 për qind. Shitjet e markës VW u rritën me 89 për qind; Shitjet e Audi u rritën 207 për qind dhe Porsche regjistroi 88 për qind rritje.

Shitjet e markës Renault u rritën 67 për qind për muajin mars, ndërsa shitjet e Dacia u rritën me 126 për qind. Ford u rrit 223 për qind.

BMW shënoi një rritje prej 182 për qind, ndërsa Mercedes-Benz rriti shitjet me 101 për qind.

Midis markave aziatike, Toyota rriti shitjet me 78 për qind dhe Nissan u rrit 102 për qind. Shitjet e Hyundai u rritën 119 për qind, ndërsa marka Kia shënoi një rritje prej 90 për qind.

Midis prodhuesve të veturave, vetëm marka spanjolle e VW Group, Seat, kishte një performancë më të dobët, me 1.9 për qind rritje.