Auto

Bentley prodhon veturën e 200,000-të për 102 vjet

Bentley prodhon veturën e 200,000-të për 102 vjet
Foto: Motor1
 

Prodhuesi luksoz britanik i veturave, Bentley, i cili është nën pronësinë e Volkswagen Group, ka prodhuar veturën e 200,000-të në historinë e vet 102 vjeçare. Bentley është themeluar në vitin 1919.

Vetura jubilare është Bentayga Hybrid e prodhuar enkas për një klient nga Kina. Në foto krahas Bentaygës jubilare shihet edhe modeli EXP 2 i vitit 1920, Bentley më i vjetër i mbijetuar.