Auto

MINI konfirmon se do të prodhojë vetëm vetura elektrike nga viti 2030

Foto: AP
Foto: AP
 

Grupi BMW ka konfirmuar se nënbrendi MINI do të transformohet në brend tërësisht elektrik në dekadën e re.

MINI do të lansojë modelin e vet të fundit me djegie të brendshme më 2025, dhe më 2027 shpreson që 50 për qind e shitjeve të MINI-t të jenë vetura tërësisht elektrike. Deri më 2030, e tërë linja e brendit do të ketë vetëm versionin elektrik.