Grupi BMW ka konfirmuar se nënbrendi MINI do të transformohet në brend tërësisht elektrik në dekadën e re.
MINI do të lansojë modelin e vet të fundit me djegie të brendshme më 2025, dhe më 2027 shpreson që 50 për qind e shitjeve të MINI-t të jenë vetura tërësisht elektrike. Deri më 2030, e tërë linja e brendit do të ketë vetëm versionin elektrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht, i vetmi model elektrik i brendit është MINI Electric, ndërsa janë edhe versionet hibride të Countrymanit dhe Clubmanit.
Tani MINI ka konfirmuar se gjenerata e re e Countrymanit do të prodhohet më 2023 dhe se modeli aktual MINI Hatch do të prodhohet me djegie të brendshme dhe versionin tërësisht elektrik.
Countrymani i ri pritet të shtojë rivalitetin për BMW X1 dhe Audi Q3.