Auto

Çfarë duhet të presim në vitin 2021 nga grupi i ri i veturave, Stellantis?

Çfarë duhet të presim në vitin 2021 nga grupi i ri i veturave, Stellantis?
 

Grupi më i ri i veturave në botë, Stellantis, do të fillojë me një buxhet prej 17.8 miliardë euro, por pa një plan strategjik se si do të menaxhojë 14 marka në tre kontinente, 400 mijë punonjës dhe të gjejë 5 miliardë euro në vit në sinergji vjetore.

Stellantis është një prodhues i veturave me selinë e tij në Amsterdam, Holandë, i cili u formua në vitin 2021 nga bashkimi i Fiat Chrysler Automobiles dhe Peugeot (grupi PSA) në bazë të një marrëveshjeje bashkimi 50-50, njofton “Autonews”.