Auto

Teslas i bie vlera

Teslas i bie vlera
Foto: AP
 

Kompanisë së veturave elektrike, Tesla, u ka rënë vlera në treg për 267 miliardë dollarë. Vlera e saj në janar ishte 843 miliardë dollarë derisa tani është 567 miliardë. Kjo rënie, siç shkruan theguardian, ndikoi në zvogëlimin e pasurisë së shefit të tij, Elon Musk, i cili ka afro 20 për qind të aksioneve të kompanisë.

Këtë vit, Musk humbi pasuri në rreth 7.5 miliardë dollarë. Ai mbante titullin si njeriu më i pasur në botë ndërsa aktualisht ka 162 miliardë dollarë.