Auto

Stellantisi filloi prodhimin, në plan të parë janë zonat periferike

Bota pritjet të dukej ndryshe kur Fiat Chrysler Automobiles dhe PSA Group ranë dakord të bashkohen në fillim të 2020-s.

Megjithatë, pavarësisht se këto dy kompani tashmë janë bashkuar, shitjet në mbarë botën u ngadalësuan dhe numri prodhimit të veturave filloi të binte ndjeshëm. Kjo për shkak të pandemisë që ka kapluar botën tash e një vit. FCA dhe PSA pas bashkimit, kanë filluar t’i kombinojnë operacionet e tyre dhe t’i përcaktojnë përparësitë e shitjes dhe prodhimit. Rëndësi i është dhënë zonave që ndodhen më në periferi, krahas qyteteve që janë të mbushura me qytetarë. Kjo është bërë për shkak të respektimit të distancës dhe kujdesit.

Është interesante sepse, fillimisht, kjo gjendje tregon sa jemi të brishtë në parashikimin e së ardhmes”, ka deklaruar Carlos Tavares, CEO i firmës së bashkuar Stellantis, për autoneës.

“Së dyti, mendoj se sjell gjithashtu një perspektivë të re në potencialin e lirisë individuale të lëvizje”.

Ai ka deklaruar se kriza e pandemisë ka treguar se sa njerëzit janë përçarës ndërsa bashkimi i dy kompanive në një, do jetë një njësi e qëndrueshme me aftësinë për të zhvilluar "zgjidhje të gjithanshme dhe të përballueshme".