Auto

Opel Corsa speciale që do ta dëshironte çdokush

Opel Corsa speciale që do ta dëshironte çdokush
Foto: Motor1
 

Oferta e re e Opelit për tregun gjerman është versioni i ri i modelit Corsa, i quajtur “Individual”, e të cilin do ta dëshironte çdokush.

Fjala është për versionin special me motor benzinë 1.2-litër me kapacitet prej 74 kW/100 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, Corsa Individual e arrin për më pak se 10 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 194 km/orë.