Auto

Kina shënon rritje në shitjen e veturave

Descriptive Text

Kina ka regjistruar shitjet më të mëdha në botë në tregun e madh të automjeteve. 25.3 milionë njësi janë shitur këtë vit duke shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë nga pandemia e Covid-19.

Xu Haidong, zyrtar i lartë në Shoqatën e Prodhuesve të Automjeteve në Kinë, ka deklaruar në Pekin se parashikimi i Shoqatës për shitjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm është 26.3 milionë automjete, rreth 4% më shumë se këtë vit. Kjo falë politikave mbështetësve të qeverisë dhe zbritjeve të prodhuesve të automjeteve.

Rritja e shitjeve në vitet e ardhshme pritet të rritet. Shoqata e Prodhuesve ka theksuar se automjetet kineze të arrijnë 30 milionë automjete në vitin 2025.

Nga viti i kaluar deri në muajin e këtij viti, Kina ka shënuar 12.6% rritje, në 2.77 milionë automjete, duke u shënuar si rritja e tetë me radhë mujore.

Në maj, pas disa muajsh politikash bllokimi, CAAM parashikoi që shitjet automobilistike të Kinës do të binin 15% në 25% këtë vit për shkak të ndikimit të virusit, ai më vonë ndryshoi parashikimet ndërsa shitjet u tërhoqën.