Qeveria daneze dhe shumica parlamentare janë pajtuar të premten që të financohet plani që deri në vitin 2030 në rrugët e Danimarkës të jenë të paktën 775 mijë vetura me zero emetim të gazrave, raporton Reuters.
Ky është njëri nga planet më ambicioze për të arritur synimet në luftimin e ndryshimeve klimatike, transmeton KOHA.
Me këtë plan synohet që të reduktohen gazrat serë për më shumë se dy milionë ton, kanë thënë ligjvënësit në një konferencë për media.
“Veturat elektrike mesatare do të jenë mjaft të lira në vitet e ardhshme”, ka thënë ministri i Taksave, Morten Boedskov.
Ky plan do të rishikohet më 2025, duke synuar që të ketë deri në një milion vetura me zero emetim deri në vitin 2030.
Artikuj të ngjashëm
-
Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike
-
Danimarka, vendi i parë në botë që do të vërë taksa për gazrat serrë të emetuara nga lopët, delet dhe derrat
-
Nga viti 2035 veturat e reja që do të shiten brenda BE-së do të kenë zero emetim
-
Një në pesë vetura në Norvegji është elektrike
-
Cilat vende evropiane do të kenë më shumë vetura elektrike në vitin 2035