Auto

Makina më e shpejtë në botë me 532,93 km/h quhet SSC Tuatara

Makina më e shpejtë në botë me 532,93 km/h quhet SSC Tuatara

Ishte mëngjesi i së shtunës së 10 tetorit dhe në rrugën numër 10 në Nevada, pak jashtë Las Vegasit, gjëmimi i fuqishëm i një biturbo V8 paralajmëroi shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë.

Makina zhduket në horizont sa hap e mbyll sytë, pastaj kthehet prapa dhe duket se është edhe më e shpejtë. Në timon është shoferi profesionist me famë ndërkombëtare, Oliver Webb.