Jaguar Land Rover ka njoftuar se modelet e ardhshme të kompanisë do të përdorin materiale të krijuara nga plastika e ricikluar, si pjesë e strategjisë së re të kompanisë.
Kompania britanike është bashkuar me gjigantin e polimerit, “Aquaful”, që gjenerata e re e veturave të ketë interier me materiale të riciklueshme.
Ky material përbëhet nga mbetjet prej fabrikave të veshmbathjeve dhe rrjetave për zënien e peshqve.
Materiali sintetik përdoret gjerësisht në dizajnin e brendshëm dhe është përdorur edhe në modë e prodhim të orëve, po ashtu. Përdorimi i vet në autoindustri kishte nisur më 2016 kur BMW e shfrytëzoi në modelin e ri elektrik “i3”. Edhe Volvo e ka përdorur materialin e veçantë më 2017.
“JLR” ka thënë se krijimi i interierit nga materialet e riciklueshme është për 90 për qind me më pak ndikim në ambient.
Kompania s’ka specifikuar pjesët që do të prodhohen nga materialet e riciklueshme, pos dyshemesë.