Kompania që merret me modifikimin e veturave, MTM, ka përgatitur paketën “Stage 4” për përforcimin e modeleve të Audit si RS6 Avant, RS7 Sportback dhe RS Q8.
Këto modele kanë motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 i cili tani është i përforcuar në 1001 kuajfuqi, transmeton KOHA. MTM nuk ka zbuluar detajet e performancës së këtyre modeleve pas përforcimit, por kujtojmë se modeli standard RS6 me 600 kuajfuqi shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 305 km/orë.
Çmimi për një përforcim të tillë nuk është i ulët, kështu paketa “Stage 4” për modelet RS6 dhe RS7 kushton 43.599 dollarë ndërsa për RS Q8-shin 43.999 dollarë.
{gallery}
Gjithashtu, MTM ofron edhe paketa të tjerë për përforcim, të tilla si “Stage 1” (ofron përforcim në 787 kuajfuqi); “Stage 2” (812 kuajfuqi) dhe “Stage 3” (962 kuajfuqi), me çmime prej 10.999 dollarë, 15.999 dollarë si dhe 29.999 dollarë.
Në paketë, po ashtu përfshihet edhe sistemi i shkarkimit të gazrave “Milltek” ose “Akrapoviç”, mbrojtësi i pasmë shtesë nga fibra të karbonit, etiketat e veçantë, etj.