Auto

Bugati Divo, vetura me shumë elegancë

Bugati Divo është veturë e shtrenjtë, e cila kushton 5.4 milionë sterlina. Andaj, edhe nëse shisni shtëpinë tuaj të shtrenjtë për të blerë këtë bukuri, 40 veturat e prodhuara, tashmë janë shitur.

Bugati asnjëherë nuk ka prodhuar vetura për gara, por gjithmonë vetura ideale për rrugë të mira. Tërë trupin e ka të ndërtuar nga fibrat e karbonit, me shpejtësi maksimale prej 380 km/h.

Motori është 8.0 litra turbo i katërfishtë W16, me 1479 kuaj fuqi, dhe shkon në 100 km prej 0 deri në 2.4 sekonda, pra tepër shpejtë, shkruan Top Gear.

Brendësinë, natyrisht për një veturë luksi si kjo, e ka nga lëkura, prej dy toneve të ndryshme. I thjeshtë por i ndërtuar me shumë kujdes dhe elegancë, pa teprica dhe detaje të shumta.

Edhe pse kjo veturë vështirë se do të mund të vozitet në potencialin maksimal që ka nëpër rrugë normale, me plot vetura tjera, sidoqoftë, është i përkryer edhe në shpejtësi më të vogla, dhe me të vërtetë ecën nëpër rrugë si një Diva. Timonin e ka shumë të lehtë për ta manovruar dhe madje edhe nëpër gropa e ruan elegancën e vet.

{gallery}