Auto

Kina i prin listës së prodhuesve më të mëdhenj të veturave

Foto: Reuters

Shumica e veturave të reja në botë prodhohen në fabrikat në Kinë.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Veturave, renditja e shteteve që kanë prodhuar më së shumti vetura në botë ka ndryshuar ndjeshëm. Më 1999, Kina nuk ishte në top-10. Dhjetë vjet më pas, Kina ishte në vendin e parë dhe vazhdon ta mbajë atë pozitë.

Dallimi mes Kinës dhe prodhuesit tjetër më të madh është i konsiderueshëm. Kina prodhon rreth 21.4 milionë vetura në vit, ndërsa Japonia është e dyta me 8.3 milionë. Në 20 vjetët e fundit, Gjermania ka mbajtur vendin e tretë me rreth 4.7 milionë vetura të prodhuara.

Tregu i Kinës është rritur tejet shpejt, jo vetëm se industria përjetoi globalizim të fuqishëm, por edhe sepse prodhuesit më të mëdhenj gjermanë, si Volkswageni, u fokusuan në prodhimin në Azi.

Më 2019, veturat e shitura në Kinë ishin rreth 39 për qind të shitjeve totale të Volkswagenit. Daimleri dhe BMW po ashtu kanë kthyer vëmendjen kah Kina. Versionet elektrike të veturave të tyre po ndërtohen në Kinë. Nga aty eksportojnë në gjithë botën.

Fabrikat në Evropë kanë ngelur prapa, me ritëm më të ngadalshëm.

Kjo është lista e shteteve që prodhojnë më së shumti vetura, sipas Statistas:

Image