Auto

Panamera e përditësuar arrin këtë muaj, publikohet videoja ku thyen rekord në Nurburgring

Panamera e përditësuar arrin këtë muaj, publikohet videoja ku thyen rekord në Nurburgring
Foto: AutoCar
 

Prodhuesi gjerman i automjeteve me performancë të lartë, Porsche, zyrtarisht paralajmëron se Panamerën e përditësuar do ta prezantojë më 26 gusht.

Porsche, po ashtu, ka publikuar edhe videon duke bërë xhirot në pistën e njohur të garave, Nurburgring, transmeton KOHA. Panamera Turbo S këtë pistë e kaloi për 7:29.81 minuta, gjë që është rekordi i ri në kategorinë “Executive Cars”.