BMW M, para disa ditësh, ka konfirmuar se do të sjellë modelin M3 Touring ndërsa tani po qarkullojnë disa fotografi të cilat tregojnë se si mund të duket ky karavan sportiv.
BMW M3 Touring, sipas disa burimeve, thuhet se mund të arrijë në vitin 2022 ndërsa modelet e reja M3 Sedan dhe M4 Coupe pritet të debutojnë muajin e ardhshëm, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoM3 Touring pritet të vijë me motor 3.0-litër Twin-Turbo me gjashtë cilindra me kapacitet prej 480 kuajfuqi ose 510 kuajfuqi (në version Competition), në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi ose atë automatik me 8 shpejtësi.
{gallery}
Gjithashtu, pritet të jetë në dispozicion edhe në version me sistemin tërheqës me vetëm rrotat e pasme dhe me atë me të gjitha rrotat.
Sipas disa burimeve, po ashtu, thuhet se në gamën M3/M4 mund të gjendet edhe versioni Pure me 460 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.