Së fundmi, ka filluar të flitet se prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, BMW, për disa vjet do të mund të ofronte edhe M3 Touring në version karavan. Tani, vet BMW M ka publikuar një fotografi me të cilën konfirmon se M3 Touring me të vërtetë do të arrijë.
Kjo nënkupton se Audi RS4 Avant dhe Mercedes-AMG C63 Estate do të bëhen me rival, dhe ende nuk dihet se kur do të arrijë modeli i ri i BMW-së por jozyrtarisht thuhet se mund të arrijë më 2022, transmeton KOHA. Ndërsa, muajin e ardhshëm do të debutojnë M3 Sedan dhe M4 Coupe dhe deri atëherë ndoshta do të dalin informatat e reja në lidhje me M3 Touring.
BMW M3 Touring pritet të vijë me motor 3.0-litër Twin-Turbo me gjashtë cilindra me kapacitet prej 480 kuajfuqi ose 510 kuajfuqi (në version Competition), në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi ose atë automatik me 8 shpejtësi. Po ashtu, pritet të jetë në dispozicion edhe në version me sistemin tërheqës me vetëm rrotat e pasme dhe me atë me të gjitha rrotat.
Sipas disa burimeve, po ashtu, thuhet se në gamën M3/M4 mund të gjendet edhe versioni Pure me 460 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.