Auto

Wheelsandmore përforcon Mercedes-AMG GLE63 S në 920 kuajfuqi

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Wheelsandmore, për modelin e fuqishëm të Mercedes-AMG, GLE63 S, ka përgatitur disa paketa për përforcimin e motorit të tij 4.0-litër Twin-Turbo V8.

Paketa më e fuqishme është “Stage 4”, e cila përfshinë pëforcimin e motorit të kësaj “bishe” në 920 kuajfuqi, transmeton KOHA.

Por, Wheelsandmore nuk ka zbuluar detajet e përshpejtimit dhe shpejtësisë maksimale.

Gjithashtu, kjo kompani ofron edhe set të ri të rrotave 24-inçësh nga alumini, gomat “Vredestein” prej 295/30/24 dhe 355/25/24, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.