Auto

Sa kushton mbushja e baterive të veturave elektrike në Kosovë?

Krahasuar me veturat me benzinë apo naftë, ku duhet të shikohet vetëm çmimi i karburantit kur e mbushni, mbushja e veturës elektrike apo hibride ka shumë variante të ndryshme.

Kur vetura elektrike mbushet në shtëpi apo në ndonjë stacion publik, në ato vende që gjenden ato, kosto e mbushjes së tyre mund të ndryshojë shumë nga koha kur mbushen, sa të mëdha janë bateritë dhe se sa energji u duhet atyre, raporton KOHA.

Kosto e mbushjes në shtëpi

Në shtëpi mund të përdoren kablloja me tre pina, e cila nuk kërkon ndonjë instalim special për to dhe pasi mbushja e baterive kërkon disa orë, gjëja më e mirë është që ato të mbushen gjatë natës, ku edhe çmimi i energjisë elektrike kushton më lirë.

Sipas të dhënave në Eurostat, çmimi për 1kWh në Kosovë kushton rreth 6.75 cent ndërsa natën 2.89 cent/kWh, kështu për të mbushur një Nissan Leaf me bateri 40kWh, me një mbushës 3kW që kërkon 13 orë, kushton afër 4 euro.

Kostoja e mbushjes së baterive në stacione publike

Kostoja e përdorimit të mbushësve publikë ndryshon varësisht në cilin vend gjendeni. Në Britani të Madhe është kompania Polar Plus e cila i lejon përdoruesit që të paguajnë me parapagim, për një muaj rreth 10 euro sipas ueb faqes automobilistike angleze autoexpress.

Krahasimi i kostos së mbushjes së veturave elektrike me ato me benzinë apo naftë?

Përgjatë një viti dhe 10 mijë kilometrave rrugë, veturat elektrike kushtojnë shumë më pak se ato me karburante. Një veturë që konsumon 6.3 litra për 100km rrugë për 10 mijë kilometra kushton rreth 1400 euro, ndërsa për periudhën e njëjtë vetura elektrike i bije që kushton rreth 350 euro.

Image

Kostoja e energjisë elektrike sipas Eurostat, në Kosovë