Auto

“Nissan” pret 6,35 miliardë dollarë humbje për shkak të pandemisë

“Nissan” pret 6,35 miliardë dollarë humbje për shkak të pandemisë

Kompania “Nissan Motor” parashikon një humbje neto prej 670 miliardë yen (6,35 miliardë dollarë) për vitin aktual financiar, për shkak të rënies së shitjeve në mes të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kompania.

“Për të kufizuar përhapjen e COVID-19, kompania ndërpreu prodhimin në vendet e prodhimit në të gjithë botën”, tha kompania në një deklaratë.