Volvo ka njoftuar të mërkurën se do të kthejë prapa nga tregu 2.1 milionë vetura në gjithë botën si masë parandaluese pasi kompania ka zbuluar se një tel i lidhur me rripat e ulëseve përpara mund të dobësohet.
Rripat e sigurimit për ulëset përpara lidhen me veturën përmes telave të çelikut, ka thënë zëdhënësi Stefan Elfstrom për radion publike suedeze.
Ai ka thënë se kompania ka vënë re se teli mund të dëmtohet në kushte speciale dhe se “ky është problem shumë i rrallë”.
Volvo ka thënë se rikthimi i veturave, që ishte më i madhi deri tash për brendin, është masë parandaluese për të shmangur problemet në të ardhmen.
Prodhuesi suedez ka bërë të ditur se modelet e prekura janë: Volvo S60, S60L, S60CC, V60, V60CC, XC60, V70, XC70, S80 och S80L të prodhuara mes viteve 2006 dhe 2019.
Deri tash s’ka pas raportime për lëndime nga ky problem.