Auto

Testohet Jeep Wrangler EcoDiesel

Jo aq shumë moti, ishin në dispozicion vetëm katër zgjidhje për të blerë një Jeep Wrangler: me dy dyer apo katër, kulm i butë apo i mbyllur, manual apo automatik, dhe ngjyrën. Por tani kemi edhe pesë opsione të motorëve për të zgjedhur, dhe e fundit është motori dizel, shkruan Motortrend.

Motori EcoDiesel i Jeep-it është 3.0 trubodizel dhe me tetë shpejtësi, dhe vjen me opsionin automatik ose manual, por vetëm në veturat me katër dyer, transmeton KOHA.

Pos kësaj, edhe manovrimi i timonit është bërë shumë më i lehtë, që është risi e mirë ngase Wrangler gjithmonë ka pasur timonin mjaft të ngurtë i cili ishte i vështirë të manovrohej në vozitje të gjata.

Kjo ka bërë që makina EcoDiesel të jetë njëra nga më të mirat në tërë serinë e Wranlgerit, por vetëm deri sa flasim për çmimin.

Wrangleri tashmë është një SUV i shtrenjtë, por me motorin Eco Diesel, shkon deri në 62,345 dollarë.

{gallery}