Jo aq shumë moti, ishin në dispozicion vetëm katër zgjidhje për të blerë një Jeep Wrangler: me dy dyer apo katër, kulm i butë apo i mbyllur, manual apo automatik, dhe ngjyrën. Por tani kemi edhe pesë opsione të motorëve për të zgjedhur, dhe e fundit është motori dizel, shkruan Motortrend.
Motori EcoDiesel i Jeep-it është 3.0 trubodizel dhe me tetë shpejtësi, dhe vjen me opsionin automatik ose manual, por vetëm në veturat me katër dyer, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos kësaj, edhe manovrimi i timonit është bërë shumë më i lehtë, që është risi e mirë ngase Wrangler gjithmonë ka pasur timonin mjaft të ngurtë i cili ishte i vështirë të manovrohej në vozitje të gjata.
Kjo ka bërë që makina EcoDiesel të jetë njëra nga më të mirat në tërë serinë e Wranlgerit, por vetëm deri sa flasim për çmimin.
Wrangleri tashmë është një SUV i shtrenjtë, por me motorin Eco Diesel, shkon deri në 62,345 dollarë.
{gallery}