Auto

Volvot më të bukura të të gjitha kohëve

Veturat Volvo, për shkak të reputacionit që kanë si makinat më të sigurta në botë, janë në krye të listës kur është në fjalë siguria në rrugë. Përqendrimi i Volvos në sigurinë e udhëtarëve vjen nga koha kur inxhinieri suedez Nils Bohm shpiku rripin e sigurisë ashtu si e përdorim edhe sot, shkruan AutomobieMag.

Mirëpo veturat Volvo njihen edhe për dizajne të mira. Këtu mund të shihni disa prej tyre:

Modeli PV654 de lux (1933-34)

Volvo së pari prodhoi motorin me gjashtë cilindra në vitin 1929, për të garuar në një treg ku dominonin veturat amerikane. Nga viti 1929 deri më 1937, Volvo prodhoi një seri të modeleve PV650, por më i miri ishte PV654 de lux.

Ky model erdhi me një motor prej 3.4 litrave dhe me tri shpejtësi manuale. Brenda mund të uleshin 5 udhëtarë. Përfshinte një trup nga çeliku, rrota më të vogla, një shasi më të fuqishme dhe aerodinamikë të përmirësuar. Por dizajni i jashtëm e bëri atë njërin nga Volvot më të bukura të ndërtuara ndonjëherë.

Modeli PV544 (1958-66)

I krijuar kah fundi i Luftës së dytë Botërore, modeli Pv444 u shfaq si simbol i paqes dhe ditëve më të mira.

Në pjesën e përparme kishte panelin e kontrolleve me një matës të shpejtësisë si në termometër. Në ulëset e prapme tani mund të uleshin tre persona dhe kishte komfort të përmirësuar. Nga jashtë, kishte xhamin e përparmë të lakuar dhe të ndërtuar nga një copë e vetme. Gjithashtu kishte katër shpejtësi manuale dhe një motor prej 1.8 litrave.

Modeli P1800 (1961-73)

I dizajnuar nga Pelle Pettersen dhe i frymëzuar nga stili italian, Volvo shfaqi për herë të pare modelin P1800 në Panairin e Automobilave në Gjenevë në vitin 1961. Por ishte modeli P1800ES i cili u dëshmua si më i miri, me një bagazh nga xhami, vend të gjerë për udhëtarët, dhe hapësirë në bagazh për të mbajtur pajisje të sporteve të jashtme.

{gallery}

Gjenerata e dytë e Volvo XC60 është në krye të listës si SUV më atraktiv i prodhuar në dekadën e fundit. Përgjatë modeleve të Volvos, gjenerata e dytë e Volvo XC60 është bërë modeli më i shitur dhe favorit tek entuziastët e Volvos. Modeli origjinal ka arritur pothuajse 1 milionë shitje në tërë botën.