Auto

Kështu mund të duket BMW 4 Series në version Gran Coupe

Kështu mund të duket BMW 4 Series në version Gran Coupe
Foto: kolesa.ru

Së fundmi, është prezantuar gjenerata e shumëpritur, e dyta, e modelit 4 Series Coupe të BMW-së ndërsa tani janë publikuar fotografitë në të cilën shihet ky model në version Gran Coupe.

Sipas fotografive të publikuara nga “kolesa.ru”, shihet se ky BMW 4 Series Gran Coupe ka maskën e përparme të madhe ndërsa dizajnin e trupit e ka të “huazuar” nga 3 Series (G20), shkruan “motor1”. Po ashtu, duket se edhe motorin dhe enterierin do ta ketë të ngjashëm me atë të 3 Series.