Auto

Volkswageni zëvendëson drejtorin ekzekutiv Herbert Diess në brendin e VW-së

Volkswagen ka zëvendësuar Herbert Diessin si shef ekzekutiv i brendit VW, duke e vendosur në vend të tij shefin operativ, Ralf Brandstaetter, i cili do të tentojë të bëjë uljen e kostove në fabrikat më të mëdha të kompanisë në Gjermani.

Ky riorganizim vjen pasi ka pasur përplasje ndërmjet drejtuesve dhe menaxherëve mbi ritmin dhe shkallën e shkurtimit të kostove për të çliruar burimet drejt një zhvendosje radikale drejt makina elektrike, raporton Reuters.

Volkswagen ka bërë të ditur se Brandstaetter do të marrë detyrën e re nga 1 korriku, derisa Diess do të udhëheqë me brendet e tjera të kompanisë si Audi, Bentley, Skoda, Lamborghini dhe Porsche, transmeton KOHA.

“Ralf Brandstaetter është një nga menaxherët më me përvojë të kompanisë”, ka thënë Diess në një deklaratë. “Jam shumë i kënaqur që ai do të udhëheqë me zhvillimin e brendit si drejtor ekzekutiv”.