Auto

Segway prezanton skuterin elektrik të së ardhmes

Segway prezanton skuterin elektrik të së ardhmes

Kompania e skuterëve elektrikë “Segway” ka prezantuar skuterin futuristik, “Segway Ninebot Air T15”, shkruan Techradar të martën.

Karakteristika më e dukshme e këtij skuteri është shiriti nga LED dritat që kalon nëpër trungun, gjë që ju bën edhe më të dukshëm deri sa jeni duke vozitur. Ngjyrat e këtyre dritave mund të ndërrohen ashtu siç keni dëshirë duke përdorur aplikacionin që vjen me vetë skuterin dhe me anë të së cilit mund të përcaktoni edhe mënyrën e të voziturit, kontrollin dhe të shihni statistikat në ekran gjatë vozitjes.