Auto

Skuteri nga goma

Descriptive Text

Skuterët elektrikë tashmë janë gjë e zakonshme, të prodhuar nga kompanitë “Bird” dhe “Lime”, të cilët e bëjnë të lehtë vozitjen rreth qytetit. Por çka nëse do të kishim një skuter që mund të paloset dhe të futet në çantë? Përshëndeteni Poimo-n, një skuter i gomës i cili fryhet, i krijuar nga Universiteti i Tokios, ka shkruar revista “Motortrend”.

Tash për tash, Poimo është vetëm një prototip, por nuk kemi parë asgjë të ngjashme deri tani. Në vend të pjesëve të mëdha metalike që kërkojnë saldim dhe bashkim kompleks të pjesëve, Poimo është i bërë nga poliretani termoplastik. Rezultati është një trup që është i lehtë për t’u prodhuar dhe ka peshë rreth 2.5 kilogramwshe. Një motor i vogël e ndez këtë skuter, dhe së bashku me të gjitha pjesët ky skuter ka peshën prej më pak se 8 kilogramw. Skuteri fryhet brenda një minute kur përdorni pompën e dorës, transmeton KOHA.

Krijuesit nga Universiteti i Tokios thonë se ende ka vend për përmirësime. Derisa trupi është i lehtë, rrotat dhe boshti janë pak të rënda për shijen e tyre. Gjithashtu duhen bërë teste për sigurinë në rast të ndeshjes, limitin e shpejtësisë, çmimin potencial dhe mënyra të reja se si mund te fryhet ky skuter.

Hulumtuesit janë duke sugjeruar një kategori të re të transportit që do të quhej “mobilitet i butë”, dhe i cili përfshin materiale të buta dhe të lehta që ofrojnë fleksibilitetin e deformimit. Këto mjete do te jenë të mira për udhëtim në distanca të shkurtra.